RENDITJA E FIFA-s Shqipėria zbret nė vendin e 100-tė Pėrfaqėsuesja
shqiptare ka zbritur nė vendin e 100-tė tė renditjes sė FIFA-s, pas humbjes 1-0 me Poloninė. Klasifikimi i muajit korrik
e sheh Shqipėrinė pėrkrah skuadrave si Kongo, Uganda dhe Xhamajka. Kuqezinjtė kanė humbur 16 pikė dhe rrjedhimisht 18
vende nė kėtė renditje, nė tė cilėn si rrallėherė nė vitet e fundit e sheh veten nė njė pozicion kaq tė ulėt. Pėrfaqėsuesja shqiptare
ishte e 82-ta njė muaj mė parė, por humbja 1-0 me polakėt ka bėrė qė tė shkohet nė njė renditje me tri shifra. Ndėrkohė,
pas fitores sė kampionatit evropian, Spanja ka marrė kryesimin e pėrgjithshėm nė renditjen botėrore tė FIFA-s. Ekipi spanjoll
lė pas kampionėt e botės, Italinė, tė cilėt zhgėnjyen nė Euro 2008. Nė vendin tretė gjendet nėnkampionia e Evropės,
Gjermania, e cila ėshtė ngjitur dy vende nė krahasim me klasifikimin e kaluar. Pėr sa i pėrket renditjes sė kundėrshtarėve
tė Shqipėrisė nė Grupin 1 tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010, Portugalia ėshtė ajo qė ndodhet nė pozitat mė tė mira
nė klasifikimin e publikuar dje. Luzitanėt renditen nė vendin e 9-tė, tė ndjekur nga Suedia nė tė 26-in. Danimarka pozicionohet
nė vendin e 36-tė, Hungaria gjendet nė vendin 52-tė, kurse Malta e 134-ta.
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Sulmuesi 17-vjeēar, Shqipron Bektashi, ka ngjallur interesimin e
shumė skuadrave nė Gjermani, madje edhe tė specialistėve tė Federatės Gjermane tė Futbollit. Bektashi aktivizohet
me ekipin e U-19 tė Fraiburgut, ndonėse pėr moshėn qė ka, duhet tė luajė me ekipin U-17. Muajin e kaluar, futbollisti
me prindėr nga Presheva ėshtė shpallur kampion i Bundesligės me ekipin U-19, duke fituar kundėr Volfsburgut 2-0,
me golin e dytė tė shėnuar prej vetė atij. 17-vjeēari ka luajtur edhe nė finale tė kupės pėr kėto grupmosha, ku
u mposhtėn nga Borusia e Dortmundit. Gjatė sezonit tė shkuar, ai ka realizuar 13 gola. Bektashi po ndiqet me kujdes
nga specialistėt e federatės gjermane, por edhe nga agjentėt e Federatės sė Futbollit tė Serbisė. Madje, njė zyrtar
i federatės serbe kishte kontaktuar me tė atin, Mehmetin, dhe i kishte ofruar djalit tė tij, Shqipronit, njė vend
nė pėrfaqėsueset e moshave, duke dashur tė shfrytėzojnė edhe faktin qė talenti ka pasaportė serbe. “Dėshira
ime ėshtė qė djemtė, Shqiproni dhe Edmondi, tė luajnė pėr Shqipėrinė. Kanė pasur oferta edhe nga Gjermania dhe
tė dy kanė qenė nė grumbullimet e tė rinjve me DFB-nė. Por, ne akoma nuk e kemi shtetėsinė gjermane dhe dėshira
ime ėshtė qė ata tė luajnė pėr Shqipėrinė. Kam qenė i interesuar t’i pėrfshij djemtė e mi nė grumbullimin e
Shpresave, por pėr motive financiare, kjo ka qenė e pamundur atėherė. Oferta nga Serbia? As qė bėhet fjalė! Ne dhe
gjithė familja jonė duam t’i shikojmė fėmijėt me fanellėn kuqezi”, ka thėnė prerazi Mehmet Bektashi pėr
tė pėrditshmen “Koha Ditore”. Talenti i vėllezėrve Bektashi u ka rėnė nė sy edhe njerėzve kryesorė tė futbollit
gjerman. “Koordinator i tė rinjve tė Fraiburgut ėshtė ish-trajneri dhe miku i Joakim Lėvit. Po ashtu, ne
jemi larg vetėm dy kilometra prej shtėpisė sė Lėvit dhe trajneri i Kombėtares gjermane i njeh shumė mirė djemtė
e mi. I ka ndjekur shpesh nga afėr. Gjithsesi, dėshira ime ėshtė qė djemtė tė vishen kuqezi”. Shqipron Bektashi
ėshtė vėzhguar nė gjysmėfinalet e U-19 edhe nga drejtori sportiv i Federatės Gjermane tė Futbollit (DFB). “Matia Samer
ka ndjekur ndeshjen gjysmėfinale Kėln-Fraiburg. Kėshilltari i tij i ka sugjeruar trajnerit tė U-18 dhe U-19, Hrost
Hrubesh, qė ta marrė Shqipronin nė skuadėr. Megjithatė nėse im bir do tė ketė ndonjė mundėsi pėr tė luajtur me
Shqipėrinė, padyshim qė do tė zgjedhė fanellėn kuqezi”, pėrfundon i ati i Shqipronit, Mehmet Bektashi
...
|